Sot bëhen 3 vite nga ndarja tragjike nga jeta e gazetares dhe ish-banores së ‘Big Brother Albania’, Adelajda Xhamani.
Adela njihej si një person mjaft aktiv, punëtore dhe shumë e dashur për njerëzit që e rrethonin. Ditën e sotme miqtë e saj më të ngushtë kanë bërë dedikime shumë prekëse duke kujtuar Adelën plot me mall.
“Dje, sot dhe nesër, do të të vlerësoj dhe kujtoj gjithnjë me admirim për çdo mësim që më dhe me jetën tënde… Mungesën tënde nuk e mbush askush, por jam i qetë se e di që je në krahët e Zotit. Të dua shumë Adela, përgjithmonë!”, shkruan gazetari dhe moderatori Eraldo Rexho.
“Nuk kam asnje fjale per te te thene… Ashtu si une dhe ti ndjen gjithecka… Ndosha ti ndjen me shume sepse une kam dhimbje vetem per ty, e ti per te gjithe ne qe na le nje plage te hapur perjetesisht. Me mungon shume, u bene 3 vite qe me mungon, ditet ikin dhe asgje nuk ndryshon, mungesa jote vec shtohet. Te dua shume Adelushe… like always my lovely A (thacka jote)”, shkruan balerina Isida Mollaymeri.
“Koha dhe largesia jane thjesht nocione. Ne cdo moment te jetes sonë je ne zemrat tona. Dashuri e madhe ti Adele?”, shkruan spikerja Iva Kalemi.










































