Gazetarja Fatjona Mejdini ka bërë një deklaratë të bujshme mbrëmjen e djeshme teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Opinion’.
Mejdini tha se dy fëmijët e vegjël të lindur në Siri dhe që u kthyen dje në Shqipëri me nënën e tyre, Floresha Rasha janë fëmijët e Lavdrim Muhaxherit, terroristit famëkeq të ISIS, i vrarë disa vite më parë.
Duke iu referuar një liste, Mejdini konfirmoi se rezulton se dy fëmijët e vegjël të Floreshës, janë fëmijët e Muhaxherit. Floresha Rasha u largua më 16 janar 2013 me bashkëshortin dhe djalin e mitur, përmes Stambollit.
Në vitin 2014 Diamant Rasha u ekzekutua me snajper, ndërkohë që pas vdekjes së tij, edhe sipas një interviste të babait të Diamantit ajo krijoi një tjetër raport brenda kampit, nga i cili erdhën në jetë dy fëmijët e tjerë.









































