Pas letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta në adresë të kryeministrit të vendit dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku iu kërkon detaje për situatën e Covid-19.
Gjithashtu ajo që bie në sy në letrën e Presidentit është fakti që përhap panik, ku shkruan se situata pritet të përkeqësohet dhe të jetë katastrofike.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, Edi Rama, ku me anë të një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se Presidenti nuk duhet të përzihet me punët e ekspertëve të shëndetësisë.
Madje ai i thotë që të mos dalë nga shtëpia pa maskë dhe të shohë punën e tij të cilën e ka lënë pas dore.









































