Google search engine
Home Politike Prezantoi lëvizjen politike, ‘habit’ Jozefina Topalli: Nuk kam as para, as vende...

Prezantoi lëvizjen politike, ‘habit’ Jozefina Topalli: Nuk kam as para, as vende pune për t’iu ofruar. Ju ofroj vetëm…

0
315

Jozefina Topalli ka prezantuar forcën politike me të cilën do të hyjë në zgjedhjet e 25 Prillit “Lëvizja për Ndryshim”. Në fjalën e prezantimit ajo ka folur për “ata të tre”, duke iu referuar Ramës, Bashës dhe Metës dhe duke u pozicionuar kundër të treja forcave politike.

“Këta të tre veprojnë sikur Shqipëria është prona e tyre. Ata vendosin kush do të bëjë biznes me ta, kush duhet të punojë. Vendi ka mbetur pa alternativë.Ata të tre do të bëjnë çdo gjë që të mbajnë monopolin e tyre. Ata do të duan të zhdukin të vërtetën. Ata sulmojnë, shpifin kundër çdokujt” i tha Topalli mbështetësve të saj gjatë takimit të parë të partisë së saj.

Më tej ajo shtoi se iu ofron shqiptarëve një sfidë të re për të sjellë ndryshimin.

“Nuk kam as para, as vende pune për t’iu ofruar. Ju ofroj vetëm sfidë” tha Topalli në fjalën e saj, ndërsa ftoi qytetarët të bashkohen me forcën e saj politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here