Ditën e djeshme në puntatën e radhës të “Përputhen”, u komentua gjerësisht zënka mes Fatjonit dhe Beartit. Opinionisti Arjan Konomi, tha se ishte i pranishëm vetëm në momentet e fundit që djemtë po sqaroheshin mes tyre. Ai e përshkoi situatën me një shembull, që në mënyrë indirekte preku edhe Anën.
Arjani u shpreh se në debat pa “dy gjela që po ziheshin për një pulë që nuk e di se kush ishte”. Fjala ‘pulë’, nxiti reagimin e Anës, e cila tha se metafora të tilla janë të turpshme.
Arjan Konomi: Unë pash dy gjela, duke u zënë për një pulë që nuk e di se kush ishte.
Ana: Kush ishte pula?
Arjan Konomi: Ti e more për vete?
Ana: Po ma sqaro pak?
Arjan Konomi: Çfarë do të thotë, unë mund të them dhe dhelpra me rrushin, por ti nuk je dhelpra.
Ana: Përdor disa metafora të shëmtuara, më vjen turp që jam ulur këtu dhe nuk tregohesh i sinqertë, turp, turp, turp!
Arjan Konomi: Ishin dy gjela që e mbanin kokën përpjetë si e mbanin gjelat.
Ana: Unë nuk jam pulë por njeri, krahasim i shëmtuar. Këto lloj metaforash të shëmtuara po përdoren.
































