Mes 18 më të kërkuarve në Europë, kush është shqiptari i dënuar për pornografi me fëmijët

0
305

Europol ka publikuar listën e 18 personave më të kërkuar në Europë për dhunë seksuale. Mes tyre është edhe një shqiptar nga Kosova.

Nesat Bego është dënuar me 5 vite burg për pornografi me fëmijët.

Bego akuzohet se sulmoi seksualisht një fëmijë nën moshën 11-vjeçare në Luksemburg. Gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në dhjetor të vitit 2018, Bego nuk ishte i pranishëm. Ai u dënua nga gjykata penale në Luksemburg me pesë vjet burg. Thuhet se Bego është arratisur nga Luksemburgu.

Europol ka njoftuar se do të shpërndajë shpesh fotot e tyre përmes mediave në internet gjatë katër javëve të ardhshme dhe u bën apel të gjithëve që të raportojnë në polici ose në mënyrë anonime përmes faqes se uebit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here