Rama tha se votohet dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor, Varhelyi: Do të ishte e matur që…

0
223

Pasi kryeministri Edi Rama një ditë më parë tha se mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias, por në Parlament do të votohet për rrëzimin ose jo të dekretit të Presidentit, ka reaguar sërish eurokomisioneri për Zgjerimin, Varhelyi.

Ai i bën thirrje sërish Ramës që të presë opinionin e Venecias para se të rivotohet në Kuvend.

“Kodi zgjedhor në Shqipëri: I kënaqur që kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte e matur të presim atë para se të rivotohet në Parlament. Pres zgjedhje të lira e të ndërshme në prill 2021”, shkruan në Tvvitter, eurokomisioneri për zgjerimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here