Google search engine
Home Lifestyle Shëndet Nëse doni lëkurë të shëndetshme, duhet të keni parasysh këto këshilla

Nëse doni lëkurë të shëndetshme, duhet të keni parasysh këto këshilla

0
310

Zakonet tuaja të përditshme bëjnë diferencën kur vjen puna tek shëndeti i lëkurës. Ka disa rregulla të thjeshta, që duhet t’i keni parasysh për kujdesin e lëkurës suaj.

Kushtojini rëndësi dietës ushqimore

Sheqeri dhe ushqimet e yndyrshme janë armiqtë numër një për një lëkurë të shëndetshme. Sigurohuni që dieta juaj të jetë e ekuilibruar me shumë vitamina dhe minerale thelbësore.

Pastroni rregullisht ekranin e celularit

Ekrani i celularit mban 10 herë më shumë baktere se një tualet. Për të parandaluar që të gjitha ato mikrobe të vijnë në fytyrën tuaj dhe të përhapen përreth, bëjeni rregull dhe pastrojeni ekranin e  celularit me peceta speciale për pastrim.

Kushtojini vëmendje sinjaleve të trupit

Acarimi, skuqja dhe ënjtja në fytyrë mund të jenë shenja se keni disa probleme serioze shëndetësore. Duhet t’i kushtoni vëmendje të gjitha shenjave dhe nuk duhet t’i injoroni.

Lani rregullisht furçat e make up-it

Furçat e grimit nëse përdoren në mënyrë të papërshtatshme, mund të shkaktojnë puçrra, alergji dhe probleme të tjera të lëkurës. Kjo është arsyeja pse larja e furçave, sfungjerëve, dhe mjeteve të tjera të grimit duhet të jetë pjesë e rregullt e rutinës tuaj të bukurisë. Për këtë gjë mund të përdorni pastrues të rregullt dezinfektues dhe pastrues antibakterial.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here