Google search engine
Home Politike Kodi Zgjedhor/ Meta-Kuvendit: Merrni për bazë rekomandimet e pritshme të Venecias

Kodi Zgjedhor/ Meta-Kuvendit: Merrni për bazë rekomandimet e pritshme të Venecias

0
364

Kreu i Shtetit Ilir Meta në një shkresë të drejtuar Kuvendit të Shqipërisë i kërkon këtij të fundit të marrë parasysh jo vetëm arsyetime e paraqitura prej tij në dekretin e kthimit të ligjit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor po dhe rekomandimet e pritshme të komisionit të Venecias.

“Gjejmë rastin të përsërisim dhe njëherë thirrjen e Presidentit të Republikës, se tashmë pas kthimit në Kuvend të Ligjit nr. 118/2020, Kuvendi i Shqipërisë (duke filluar që nga komisionet përgjegjëse parlamentare) duhet ta rishqyrojë këtë nismë nën dritën e arsyeimit të Dekretit nr. 11797, datë 22.10.2020, dhe të rekomandimeve të pritshme të Komisionit të Venecias, i cili është investuar tashmë nga Presidenti i Republikës për mbi këto çështje”, thuhet në shkresën dërguar Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here