Skuadra e Kukësit vazhdon përgatitjet e saj për fillimin e sezonit që po shtyhet gjithnjë e më shumë. Verilindorët kanë pasur kohën e mjaftueshme që të integrojnë lojtarët e rinj në skuadër dhe për Gegën ka qenë një ndihmesë e mirë në një start ku ka parë ekipin të ndryshojë thuajse plotësisht.
Me kohën e mjaftueshme në dispozicon, janë riaftësiar edhe të gjithë lojtarët që kanë vuajtur probleme fizike dhe duket se tashmë te verilindorët të gjithë janë gati për të nisur këtë sezon të ri. I vetmi shqetësim për Gegën është sulmuesi Gashi i cili sipas vetë klubit, është lënë në stërvitje të diferencuar për shkak se ka pasur mbingarkesë muskulore.
Në klub shpresojnë që të rikuperojnë lojtarin për momentin kur të fillojë kampionati, në mënyrë që ta kenë të gatshëm edhe atë, pasi e cilësojnë një lojtar me shumë rëndësi për skemat e Gegës. Futbollisti dhuroi paraqitje të mire në Ligën e Europës dhe është një nga bastet e Gegës, që ka kërkuar me ngulm afrimin e lojtarit gjatë merkatos së verës