Vetëm pak javë më parë modelja me famë ndërkombëtare Gigi Hadid solli në jetë vajzën e saj me këngëtarin Zayn Malik. Së fundmi ajo ka ndarë mnë në rrjetet sociale një postim për të ndërgjegjësuar njerëzit që të votojnë.
“Unë votova javën e kaluar me vajzën time pranë meje, për një Amerikë që unë dua që ajo të shohë; por jo vetëm për ne, por edhe për ata amerikanë që janë më pak të privilegjuar. Me shpresë për një komb të unifikuar, empatik dhe për një udhëheqës që është i dhembshur”, -shkroi ajo.
Mirëpo, më shumë sesa mesazhi i saj, në sy na ranë linjat e modeles. Ajo e solli në jetë të bijën vetëm 1 muaj më parë, por duket sikur të mos kishte lindur kurrë. Në fakt nuk është për t’u çuditur, pasi barku i Gigi-t mezi dukej edhe në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
