“Covid, Covid, Covid kudo”/ Donald Trump: Pas kësaj date, nuk do të dëgjojmë më të flitet për këtë virus

0
264

Presidenti Donald Trump duket se betejën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk e ka vetëm me kandidatin demokrat Joe Biden, por e ka edhe me virusin Covid-19.

Në deklaratat e dhëna së fundi Trump shprehet se tema e koronavirusit është zgjatur shumë dhe se duke filluar që prej 4 nëntorit njerëzit nuk do të dëgjojnë më të flitet për të.

“Gjithçka që dëgjoj tani, ka të bëjë vetëm me koronavirusin. E kanë zgjatur kaq shumë këtë temë”, u shpreh Trump.

“Nuk mund të flitet për asgjë tjetër vetëm Covid, Covid, Covid kudo. Por nga 4 nëntori, nuk do të dëgjojmë më të flitet për këtë virus. Covid, të lutem mos shko të votosh”, tha Trump.

Kujtojmë se të martën e 3 nëntorit zhvillohen zgjedhjet në SHBA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here