Shqipëria dhe Greqia vendosën të çojnë në Gjykatën ndërkombëtare çështjen e kufijve detare. Për profesorin Myslym Pashaj çështja duhej të ishte zgjidhur mes të dy shteteve teksa shprehet se duhet riformuluar grupi negociator.
I ftuar në “Kjo Javë”, Pashaj u pyet nëse ka ekspertët e duhur Shqipëria për tu përfaqësuar në Hagë.
“Shqipëria nuk qe në gjendje me ekspertët e saj që në tavolinë diplomatike të mbronte kufijtë detarë në marrëveshjen e parë. Por marrëveshja e parë ajo marrëveshje na tregoi se nuk kishim ekspertë e duhur dhe nuk ishim në gjendje që të argumentonin në mënyrë shkencore dhe juridike për të drejtën e detit. Ne kemi humbur shumë në atë marrëveshje 354 km sa një bashki, por duke humbur dhe dinjitetin kombëtar”, tha ai.
Sipas Pashajt, ekspertë ka por jo në institucionet e duhura. “Po them një fakt dëshpërues, unë nuk jam ekspert në të gjithë fushat, po jam ekspert në fushën e hartografisë, asnjë institucion shqiptar me të cilat paguhet nga taksapaguesit shqiptar nga akademia e shkencave instituti gjeoshkencave, UPT nuk kanë marrë pjesë në këto diskutime kaq madhore që kanë brenda shkencë, teknikë, që kanë brenda jurisprudencë, që kanë brenda ndarjet në fushën e gjeodezisë, hartografisë gjeomjedisit. Asnjë specialist nuk është sjellë. Ky është problem i madh. Nuk kisha pse të isha i vetëm, së bashku me mua ka pasur shumë personalitete, po ishin njerëz të pavarur jo pjesë të institucioneve sepse një institucion kur bën jë studim shkencor kuptohet që ndodhet përpara një grupi që e sheh e kontrollojnë se çfarë ka bërë. |prandaj them që ky është një problem,. Ne kemi specialist por përvoja dhe ajo çfarë kam ndjekur unë me grupin negociator të marrëveshjes së parë që tani është nul, unë them që të gjithë ata janë njerëz të ndershëm, shumë të mirë, atdhetar e të përkushtuar, por fakti që nga ajo dëshira për transparencë, për tejdukshmëri çfarë bëri grupi negociator dhe ato sekrete që pak a shumë i nxori ish ministri i jashtëm Bushati dhe që i kemi dëgjuar të gjithë del që grupi negociator nuk ka qenë dot në gjendje që të mbrojë në thellësi dhe kompleksitet të tëra parimet dhe ekspertizën e duhur në punën që ata kanë bërë në vitin 2017 deri në vitin 2019. sepse e tërë terminologjia që ka kumtuar para nesh ish ministri i jashtëm, kjo është e rëndë shumë, nuk përkonte fare me terminologjinë e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Nuk përkonte fare me faktorët gjeografikë që janë kryesor në këtë marrëveshje që është “mainland”, dhe kontinental dhe ishujt e tjerë që kanë veçoritë e tyre. Ky është ndryshimi”, tha Pashaj.
Sipas tij rizgjimi i marrëveshjes së 2009 dhe dërgimi në Hagë është shumë e rëndë. Ai kërkoi që të informohet edhe Meta lidhur me këtë çështje.