Autoritetet në Korenë e Veriut u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të qëndrojnë brenda në shtëpi për shkak të “pluhurit të verdhë” që fryn nga Kina dhe mund të sjellë me vete koronavirusin.
Praktikisht rrugët e kryeqytetit, Phenian janë zbrazur të enjten pas paralajmërimit. Koreja e Veriut pretendon se mund të mos ketë koronavirus por ka qenë në gatishmëri të lartë që nga janari me një mbyllje të rreptë të kufijve dhe kufizime të lëvizjes. Në fakt nuk ka një lidhje mes pluhurit të verdhë dhe koronavirusit, por Koreja e Veriut nuk është e vetmja që pretendon këtë, pasi dhe Turkmenistani u sugjeron qytetarëve të vetë që të mbajën maskë për këtë arsye.
Televizioni Qendror Koreane (KCTV) i kontrolluar nga shteti transmetoi parashikimin e motit të mërkurën, duke paralajmëruar një fluks të pluhurit të verdhë të nesërmen. Ai njoftoi gjithashtu një ndalim në të gjithë vendin për punën e ndërtimit në natyrë.
Pluhuri i verdhë i referohet rërës nga shkretëtirat mongole dhe kineze që fryn në Korenë e Veriut dhe Jugut në periudha të caktuara të vitit. Ajo është e përzier me pluhur toksik që prej vitesh ka ngritur shqetësime shëndetësore në të dy vendet.