“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike

0
286

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me zhdukjen pa gjurmë 25 vite më parë të Remzi Hoxhës.

Sipas gazetarit, ky është një krim shtetëror i dokumentuar dhe shpirti i shqiptarit me origjinë nga Kaçaniku nuk do të gjejë prehje për sa koha nuk do të vihen përpara drejtësisë ata që fshihen [as rrëmbimit dhe vrasjes së tij dhe i përmend me emra duke nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha  i urdhërues e deri tek Arben Sefgjini si rrëmbyes.

Postimi i plotë:

U mbushen plot 25 vite, pa Deshmorin e Kosoves dhe martirin e çeshtjes kombetare, Remzi Hoxha…

Ne 21 tetorin e vitit 1995, u rrembye para punishtes se tij te duroaluminit, nga nje skuader me agjente civile te SHIK-ut famkeq te Gazidedes, per t’u transportuar drejt bazes sekrete ne Vain te Lezhes, ku u torturua barbarisht, u vra mizorisht dhe me pas iu zhduk kufoma pa lene gjurme.

Nuk di te kete nje krim tjeter shteteror, me te dokumentuar me prova, ku te kete patur kaq shume vdekje misterioze, vrasje dhe zhdukje deshmitaresh apo agjentesh te sherbimit sekret..

25 vite me pas, Remzi Hoxha vazhdon te jete pa varr, me kufome te tretur kushedi se ku.

Shpirti i shqiptarit me origjine nga Kaçaniku, nuk do te gjeje prehje per sa kohe,

urdheruesit(Sali Berisha),

organizatoret(Bashkim Gazidede),

rrembyesit(Arben Sefgjini),

torturuesit(Ilir Kumbaro) dhe

xhelatet vrases te tij(Budjon Meçe)

do te jene te pandeshkuar..,

Ne foto 1)-Remzi Hoxha ne te vetmen pamje video, publikuar ne nje nga 6-te serite e emisionit XHUNGEL, me titull:”Remzi Hoxha, Pengu i SHIK-ut”.

Ne foto 2)-Rruga qe mban emrin Remzi Hoxha, ne qytetin Ferizaj te Kosoves.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here