I dashuri i Dojna Memës qenka djalë për shtëpi, moderatorja i surprizoi të gjithë

0
642

Pak muaj më parë moderatorja Dojna Mema bëri publike lidhjen e saj të dashurisë me këngëtarin Vlashent Satën. Ajo publikoi një foto me të dashurin duke mos e zbuluar identitetin e tij, por faktet dhe lidhjet treguan se është pikërisht këngëtari Vlashent Sata.

Ditën e djeshme, siç bën shpesh, moderatorja simpatike ndau disa video të gjyshërve të saj në Instastory, ku shiheshin që ndodheshin në kuzhinë, teksa gjyshja e saj ishte duke bërë byrek.

Me karizmën që e karakterizon, Dojna i ngacmoi të dy duke thënë se përse gjyshi i saj nuk bën byrek. Dhe mori nga të dy të njëjtën përgjigje “Po i dashuri yt a bën. Le të bëj ai!”

Ky moment epik nuk u ka shpëtuar as fansave. Dojna ka realizuar një bashkëbisedim me ta në Instagram, ku padyshim nuk kishte si të mungonte pyetja ‘A e bëri byrekun i dashuri yt’.

Dhe pa koment fare, ajo ka publikuar një foto ku shihet një pjatë me byrek duke treguar se ‘PO’.

I dashuri i Dojna Memës qenka djalë për shtëpi, moderatorja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here