Bën për spital bashkëjetuesen, në pranga 47-vjeçari

0
303

Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar barbarisht bashkëjetuesen në shtëpinë e tyre. Mësohet se ajo është dërguar në spital për mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. C., 47 vjeç, pasi në rrugën “Marko Borçari”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij, e cila është dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën”, bën të ditur policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here