Nis prishja e ndërtesave, nga sot kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana

0
266

IKMT ka nisur prishjen e 20 objekteve në zonën e Astirit për vijimin e punimeve për Unazën e Madhe. Siç lajmëroi dhe më herët kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho nis faza e tretë e punimeve që ëstë dhe faza më e vështirë që do të zgjasë katër muaj.

“Nga autostrada e Durrësit mjetet do të futen po prapë me tre korsi në drejtim të “Pallatit me Shigjeta”. Mjetet e tjera që vijnë nga “Pallati me Shigjeta” derivojnë në dy korsi dhe vijnë bashkohen me këta që vijnë nga Tirana. Në këtë pjesë do të zgjidhet me një korsi shtesë. Do të shkohet deri te Astiri me një rrethrrotullim, ku do të mundësohen të futen për në Tiranë. Është faza e tretë që do të zgjas katër muaj intensive ditë e natë”, u shpreh Drejtori i ARSH, Ergys Verdho.

Policia rrugore kishte marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në një zonë që është mjaft e populluar si Unaza e Re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here