Gazetari Arjan Çani ka deklaruar kryeministri Edi Rama me shumë mundësi është kushëri me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
“Është e vërtetë që Dendias është nga Vunoi, me origjinë se të parët e tij aty kanë jetuar. Ai vetë ka lindur në Athinë, por me origjinë është nga Vunoi. Po të pyesësh të moçmit aty e thonë këtë gjë. Madje as vetë Dendias nuk e mohon këtë gjë. Dhe thuhet se ka lidhje gjaku me Edi Ramën pasi dhe Rama e ka mamanë nga Vunoi”, tha Çani në “Open”.