Google search engine
Home Aktualitet Vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj teksa i kapi duke kryer...

Vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj teksa i kapi duke kryer marrëdhënie intime, kush është shqiptari që po kërkohet nga policia

0
290

Niko është shqiptari që prej disa ditësh ka pushtuar ,mediat greke. Ai është në kërkim për vrasjen e 45-vjeçares ukrainase dhe të dashurit të saj disa ditë më parë në Mykonos. Niko, emri i plotë i të cilit nuk dihet ende, kishte pasur më herët marrëdhënie me ukrainasen Svetlana Fotini.

Shqiptari dyshohet se mund të ketë kaluar ilegalisht në Shqipëri pas krimit makabër, pasi nga të dhënat zyrtare në stacionet kufitare nuk figuron emri në sistem.

45-vjeçari shqiptar, mësohet se ishte arrestuar në 2014 për grabitje dhe do të lihej i lirë tre vite më pas, në 2017, duke shfrytëzuar dispozitat e atëhershme të favorshme të ligjit

Prej asaj kohe, ai jetonte në një apartament në Moschato dhe çdo ditë të parë të muajit duhej të paraqitet në stacionin e policisë. Por tashmë prej një jave ai figuron i zhdukur.

“Policia greke e kërkoi i kudo, por ‘kasapi’ nuk gjendet askund. Ishte sikur toka u hap dhe e përpiu. Ndoshta, thotë policia, gjatë 17 orëve që kaluan derisa u zbulua vrasja e dyfishtë, 45-vjeçari mund të jetë larguar në Shqipëri”, shkruajnë mediat greke.

Kujtojmë se krimi i rëndë ka ndodhur rreth një javë më parë në Greqi, ndërkohë që shqiptari e vrau ish-të dashurin dhe partnerin e saj, në kohën kur ata ishin në raport intim.

Vrau ish-të dashurën dhe partnerin e saj teksa i kapi duke kryer

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here