Momente paniku në Fier/ Merr flakë autobusi i mbushur plot me pasagjer, shoferi bën veprimin e menjëhershëm (VIDEO)

0
380

Një autobus pasagjerësh ka marrë sot flakë në aksin Fier- Levan. Ngjarja ka ndodhur sapo zbret vendin e njohur si Qafa e Koshovicës.

Mësohet se në momentin që mori flakë autobusi ka qenë i mbushur me udhëtarë të cilët lëviznin nga Levani për në Fier.

Sapo janë pikasur flakët, drejtuesi i mjetit dhe faturinoja kanë zbritur pasagjerët.

Mësohet e flakët kanë shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit. Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një defekt në motor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here