Avokati i njohur Idajet Beqiri ka fituar betejën me koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në ‘Facebook’, ku ka treguar se ka qenë i shtruar në spital dhe falë mjekëve ia ka dal.
Sakaq, avokati ka postuar një foto me bashkëshorten, teksa të dy shijojnë një kafe buzë detit dhe japin mesazhin se jeta vazhdon.









































