Pak ditë më parë u bë publik lajmi se Bora Zemani është rikthyer me Donald Veshajn. Sinjali i këtij lajmi pozitiv erdhi nga një koment që Bora la në promon e emisionit më të ri që do të sjellin vëllezërit Veshaj, pjesë e të cilit do të jetë edhe moderatorja Einxhel Shkira.
Burime pranë çifti pohojnë se Bora dhe Donaldi po riprovojnë të bashkohen, duke frekuentuar sërish njëri-tjetrin. Pak kohë më parë, Donaldi publikoi një video në “Instagram” të realizuar brenda në makinë, ndërkohë që një vajzë i mbante duart te pjesa e kasetofonit. Edhe pse është errësirë, mund të dallohet që thonjtë janë të kuq, njësoj si Bora.
Portalet e interpretuan këtë postim të Donaldit, si konfirmimin të riafrimit me Borën, vetë ata nuk preferuan të flasin shumë për situatën aktuale të lidhjes e tyre. Një muaj pasi ata zyrtarizuan dashurinë në jug, çifti simpatik vendosi t’i japë fund lidhjes direkt pas pushimeve. Vendimin për të dalë hapur ata e shoqëruan me disa foto e video të këndshme, të cilat më pas i zhdukën nga “Instagrami”, duke fshirë edhe njëri-tjetrin nga lista e miqve.
Çifti që e zyrtarizuan lidhjen pas karantinës, patën disa mosmarrëveshje që çuan në këtë vendim, që u pasua me shpërbërjen e formatit “Treshat”. Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhej fjalë për një zënkë të zakonshme, ndërkohë që u deshën gati tre muaj që të pajtoheshin.
Tashmë, miqtë e tyre flasin se ata po tentojnë të frekuentohen pas vendimit që binjakët kanë marrë për të bërë pjesë të formatit të tyre Einxhel Shkirën dhe kjo po shihet si një xhelozi nga ana e Borës.