Në orët e para të mëngjesit të sotëm në periferi të qytetit të Fierit, në rrugën me drejtim qytetin bregdetar të Vlorës është rrëzuar një rrap shekullor ku si pasië janë dëmtuar 4 makina.
Rruga në të dyja anët e saj është me rrape shekullor. Një prej tyre ka rënë pranë disa makinave duke shkaktuar dëme tek 4 prej tyre.
Rrapi ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit duke bllokuar edhe rrugën. Policia e zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lirimin e këtij aksi rrugor.
Rrapet e Fierit, të shpallur monumente natyre, vazhdojnë të jenë rrezik i përhershëm për shkak të vjetërsisë së tyre.