Google search engine
Home Aktualitet Vrau nënë e bijë me armën e shërbimit, ja çfarë pune kërkon...

Vrau nënë e bijë me armën e shërbimit, ja çfarë pune kërkon tani ish-agjenti i SHIK-ut

0
425

Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënë e bijë në Tiranë, kërkon të punësohet si kujdestar i bibliotekës së burgut në Peqin, ku dhe po vuan dënimin.

Gazetari Elton Qyno shkruan se, Rroku ka paraqitur një kërkesë në Gjykatë, pasi ‘vendin e punës’ nuk e ka siguruar dot me marrëveshje me drejtorin e burgut të Peqinit. Kështu, pas refuzimit të kërkesës së tij nga drejtori i burgut, Rroku pret miratimin nga Gjyakata, nëse do ta marrë edhe nga ajo.

Marjan Rroku e kreu krimin e dyfishtë në vitin 2001. Ai vrau Alda Canajn e nënën e saj, Mbarimen. Kjo e fundit, në përpjekje për të mbuluar me çantë të bijën nga plumbat, vdiq edhe vetë. Pas krimit të rëndë, Rroku udhëtoi drejt SHBA-së, por kohë më pas u arrestua dhe u ekstradua drejt Shqipërisë ku edhe po vuan dënimin me burg të përjetshëm. Marjan Rroku ka kërkuar edhe lirinë, por kjo gjë i është mohuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here