Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarën Flora Hajredinaj. Ajo njihet si pjesë e trupës gjykuese për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Po ndërkohë Hajredinaj do të jetë dhe kryesuese e treshes së gjyqtarëve që do të shqyrtojë çështjenb e Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili.
Ky i fundit u vetëdorëzua në janar pas dy vjetëve kërkimi nga policia, ndërkohë që Hajredinaj bashkë me Ardit Mustafajn dhe Liliana Bakun do të vendosin për të.
Gjyqtarja Hajredinaj njihet edhe si gjyqtarja e Dritan Zaganit, ‘armikut’ më të ashpër të Saimir Tahirit. Ishte ajo që vendosi për Zaganin, masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.


































