Operacioni Forca e Ligjit është fokusuar këtë të premte në disa qytete të vendit duke i dërguar formularin e deklarimit të pasurisë shtatë personave të dënuar për vepra të ndryshime penale.
Faslli Buzi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
Nazmi Aliu (Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
Dëfrim Kurtdeda alias Dëfrim Sina, banues në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”;
Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”;
Arjan Dalipi., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Marsel Selamaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.