Një 62-vjeçar i cili ishte duke ecur në anë të rrugës teksa kulloste bagëtitë është përplasur nga një makinë mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Dibër dhe mësohet se makina drejtohej nga një mësuese e cila gjithashtu ka mbetur e lënduar.
Sipas Nevvs 24, si mësuesja dhe bariu janë në gjendje të rëndë, ndërsa pas aksidentit makina ka përfunduar në pyll.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.