Tre zyrtarët e Autoritetit Rrugor shqiptar që u arrestuan në Durrës pasi lejuan ndërtimin e një karburanti në rrugën Plepa-Kavajë kanë dalë përballë gjykatës ku janë njohur me masën e sigurisë.
Togat e zeza ndryshuan masën e arrestit me burg për Lekë Tushajn dhe Kastriot Brahën duke vendosur ndaj tyre masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori. Ndërsa për zyrtarin tjetër Agron Hasa gjykata la të pa ndryshuar masën e “arrestit shtëpiak” të dhënë ndaj tij në mungesë.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me katër zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, që janë ende në kërkim, lejuan ndërtimin e një karburanti në kilometrin e tretë në aksin rrugor Plepa-Kavajë që është cilësuar si burim aksidentesh. Në kërkim janë edhe dy biznesmenë.