Misteri që po fshihet ndaj virusit/ Policia bastis zyrat e ministrave dhe zyrtavëve të lartë të Shëndetësisë, zbardhen akuzat e rënda

0
337

Policia franceze ka kryer bastisjen e banesave të disa zyrtarëve më të lartë francezë në kuadër të një hetimi lidhur me krizën e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19.

Mes personave që u është bastisur banesa dhe zyra e e ministrit të Shëndetësisë, Olivier Veran, drejtorit të përgjithshëm të Entit për shëndetësi, Jerome Salomon. Gjithashtu jane kryer kontrolle dhe në rezidencat e ish-ministres së Shëndetësisë, Agnes Buzyn, ish- zëdhënëses së Qeverisë, Sibeth Ndiaye dhe ish-kryeministrit, Edouard Philippe.

Bastisjet po kryhen në kuadër të një hetimi gjyqësor për mbikëqyrjen e krizës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, që filloi më 3 korrik në Gjykatën e Drejtësisë.

Edhe kryeministri Jean Castex është nën hetim bëjnë të ditur mediat franceze.

Gjykata  nisi hetimet pasi pati ankesa nga mjekë dhe të afërm të viktimave që pretendojnë se qeveria pati neglizhencë kriminale ndaj pandemisë së koronavirusit.

Gjykata speciale dëgjon raste të pretendimeve për keqbërje nga ministrat dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Por për të ngritur akuza është e nevojshme që të provohet që zyrtarët dështuan në marrjen e masave që do të shpëtonin jetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here