Pak kohë më parë Fjolla Morina u bë pjesë e kronikës së zezë teksa u arrestua në Kukës për armëmbajtje pa leje. Por duket se arrestin në shtëpi e përballon më së miri pranë të dashurit të saj që nuk i tregon fytyrën, por e quan “Mbreti im” nën ritmet e këngës së këngëtarit Bardhyl Idrizi të cilin e ka etiketuar.
Fjolla Morina nuk e zbuloi identitetin e mashkullit në krahët e saj, por nisur nga dëshmitë e tyre në gjykatë ku pranuan se janë të dashur, mendohet se ai është biznesmeni Fisnik Syla.
“Me Fisnik Sylën jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat,”- mësohet se deklaroi Fjolla Morina para Gjykatës.
Ndërsa biznesmeni, i cili ndodhej në makinë së bashku me shoferin Fitim Muji kur këngëtarja u arrestua, dëshmoi se: “Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim.”