Kur je në çift nuk ka si të ndodhë ndryshe e të mos marrësh diçka nga partneri, qoftë ky edhe nga talenti i tij.
Këtë mund ta themi me plot gojën për Romeo Veshjan, i cili krahas aktrimit dhe humorit duket se po “vjedh” dashurinë për pianon nga partnerja e tij Jonida Maliqi.
Nëse ju kujtohet në verë këngëtarja ka ndarë disa video ky dyshja shfaqeshin në shtëpi, duke shijuar muzikë të mrekullueshme, autori i së cilës ishte vetë Romeo.
Aktori i njohur i humorit shfaqej duke luajtur në piano, ndërsa Jonida e ulur shijonte gjithë skenën, duke i dhënë leksione!
“Mëson shpejt por nuk dëgjon kurrë”, shkruan Jonida në njërën nga videot.
Tashmë Romeo ka përparuar goxha dhe mbrëmjen e djeshme ka ndarë një video në rrjetet sociale duke luajtur në piano vetë.