Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nëse qeveria të shkojë në zgjedhje me ndryshime në kabinet, për largime të ministrave në bazë të vlerësimit që do marrin nga anëtarësia e partisë.
“Kabinetin e ministrave e kemi të mirë por patjetër që e mira s’ka asnjë herë fund e secili, unë i pari, ka mundësi të bëjë më shumë dhe duhet të kërkojë nga vetja çdo ditë e më shumë.
Në kërkim të përditshëm për ta bërë më mirë punën ka një vlerë të madhe edhe dëgjimi i njerëzve në këtë punë që bëjmë ne. Dëgjimi specifik i anëtarësisë së partisë është vlerë e shtuar në gjithë këtë, për të kuptuar individualisht se cila është marrëdhënia, ndjesia, shkalla e lidhjes mes anëtarëve të familjes sonë politike me përfaqësuesit e tyre në çdo qark, cili është vlerësimi për përfaqësuesit tanë në qeveri dhe mbasi të bëjmë këtë , në ciklin tjetër do hyjmë më thellë duke bërë pyetje më specifike për anëtarët e qeverisë. Kjo fazë është kolaudim i një procesi krejt të ri”-u shpreh ai.