Shifër rekord, MSH: Konfirmohen 203 raste pozitive, 5 humbje jete nga Covid-19

0
274

Vijon të rritet numri i të infektuarve në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër rekord infektimesh, ku janë konfirmuar pozitivë 203 persona.

I lartë vijon të mbetet edhe numri i viktimave, ku edhe ditën e sotme kanë ndërruar jetë 5 pacientë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë këtyre orëve kanë fituar betejën me virusin e rëndë 87 të infektuar.

NJOFTIMI I PLOTE

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë. 

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale. 

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. 

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2890

Durrës      593

Shkodër   426

Korçë  325

Fier         306

Lezhë        290

Elbasan    246

Vlorë   208

Berat   168

Kukës        159

Dibër   82

Gjirokastër  66

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here