Presidenti i Sampdorias kundër rrymës: COVID-19 nuk vret, pasiguria vret mendjen e njerëzve

0
200

Presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero njihet për stilin e tij të veçantë duke qenë se deklaratat e tij gjithnjë bëjnë zhurmë në opinionet sportive. Së fundmi, presidenti ka folur edhe rreth COVID-19, në një moment ku Italia po frikësohet sërish dhe për Serinë A ka shumë pasiguri për shkak të infektimeve të shumë futbollistëve.

Presidenti Ferrero është shprehur se COVID-19 dhe ajo që shkakton më shumë dëme është pasiguria e cila vret mendjen e njerëzve.

“Ne nuk vdesim nga COVID-19, e respektojmë sëmundjen, por të mos e zmadhojmë. Shkencëtarët dalin nëpër televizione dhe gjithsecili prej tyre thotë diçka të ndryshme. Stadiumet mund të qëndrojnë në 30% të hapura. Pasiguria është ajo që vret mendjen e njerëzve. Pas pak kohësh do të mbyllim spitalet e tjera dhe do të mbajmë të hapura ato për probleme psikiatrike”, u shpreh Ferrero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here