“Kam ardhur nga Anglia për ty”/ I biri i bëri atentat Mentor Hasanaj, ish-polici: Dorëzohu një orë e më parë

0
229

Babai i Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçarit i cili i bëri atentat kreut të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe ka mbërritur posaçërisht nga Anglia për të birin.

Arben Hasanaj i kërkon atij të dorëzohet dhe kush ka dijeni ta njoftojë. “Thirrje publike drejtuar djalit tim Ilirianit te dorëzohesh një ore e më pare në Drejtorinë, komisariatin, apo pikën më të afërt të Policisë së Shtetit. I lutem çdo njeriu qe din apo ka dijeni të më njoftoje. Baba i jot të pret një orë e me pare kam ardhur jam ne Shqipëri. Baba të ka shpirt”, shprehet babai i atentatorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 1 tetorit në Shkodër, ku 19-vjeçari Ilirjan Hasanj iu afrua mjetit të shefit të Policisë, dhe shtiu me breshëri plumbash. Nga sulmi me armë zjarri mbetën të plagosur shefi i Policisë dhe babai i tij 74-vjeçar, Xhelali.
Bashkë me ta në makinë ka qënë edhe bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj 28-vjeç. Dyshohet se 19-vjeçari mund të jetë një vrasës me pagesë. Pista kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës së Mentor Hasanajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here