Google search engine
Home Politike Gafa e Ramës me shifrat kur 60 është më e madhe se...

Gafa e Ramës me shifrat kur 60 është më e madhe se 70, hakërrehet PD

0
244

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama postoi të dhënat për borxhin publik duke treguar se ai ka rënë ndërkohë që investimet janë rritur. Por PD ka vënë re një gabim në grafikun e Ramës, duke “marrë hakun” kështu ndaj gafave të Lulzim Bashës.

“Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro.

Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!”, shkruan në Facebook Jorida Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here