Një sasi lënde plasëse u gjet mbrëmjen e të martës në lagjen “Pavarësia” të Vlorës dhe pas lajmërimit nga kalimtarë të rastit forcat xheniere bën shpërthim të kontrolluar të saj.
Mësohet se bomba ishte artizanale me rreth 200 gram tritol dhe komandohej me një telefon. Nuk dihet ende nëse i ka rënë ndonjë makine apo ishte vendosur aty për të përhapur panik. Janë kamerat e zonës të cilat pritet të zbulojnë diçka rreth vendosjes së pakos së eksplozivit aty.