“SPAK të pastrojë deri në fund…”, Rama: Nuk janë politikanët koka e korrupsionit por…

0
502

Kryeministri Edi Rama tha në prezantimin e raportit të Shteteve Kundër Korrupsionit, GRECO, për Shqipërinë se nuk janë kokat e korrupsionit politikanët, por gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë ngritur çekiçin e drejtësisë sipas interesave personale.

“Beteja këtu është beteja për ta filluar nga koka. Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanet, nuk kanë qenë politikanët, pavarësisht se kanë qenë pjesë. Koka ka qenë korporata e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve që ndëshkimin e drejtësisë e kanë përdorur për hesape që nuk kanë të bëjnë me hesapet e shtetit. Po të mos ishin këta nuk do ishte as korrupsioni spektakël dhe vrastar i politikanëve”, u shpreh Rama.

Teksa foli për sfidat e SPAK, kreu i qeverisë u shpreh se nëse SPAK nuk dënon gjyqtarët dhe prokurorët, atëherë misioni i tij ka dështuar.

“Nëse gjykatës dhe prokurorë janë duke bërë ndonjë krim në kohë, në salla gjyqesh në cënim të pronës publike dhe private me idenë që ne nuk e kalojmë vetingun prandaj është kohë që të bëjmë gjithçka që të dalim nga kjo pjesë e jetës me një thes me para, ndërkohë që janë aty duke kryer krime edhe sot që flasim, do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lartë.

Kjo është premisa që sipas mendimit tim duhet të fokusohet tek institucionet e reja të drejtësisë. Përndryshe SPAK do të jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëve nga reforma në drejtësi. Do të jetë goditja më e madhe morale që do ti bëhet popullit shqiptar pas këtij angazhimi të madh. Do të jetë dështimi më i madh i partnereve të Shqipërisë që janë përfshirë në këtë proces. SPAK ka misionin të pastrojë deri në fund ata që vettingu i pastron thjesht nga fusha e sistemit. Ti pastrojë nga jeta shoqërore dhe ti cojë në burg. Pasi kanë përdorur çekiçin në mënyrë barbare. Kjo do ta bëjë Shqipërinë evropiane këtu, pavarësisht se çfarë do të ndodhe me vendimet e BE”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here