“Sistemi shëndetësor në kolaps”, Basha: Vendet në spitale janë plotësuar

0
221

Sistemi shëndetësor është në kolaps thotë kreu i opozitës Lulzim Basha në bashkëbisedimin e tij me gazetarët.

“Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër.I vetmi qe nuk ka mare asnje mase per krizen qe i ka trokitur ne dere eshte Edi RamaE gjithë përgjigjia e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!”Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë. Sot per sot ajo qe ka rendesi per jeten e njerezve eshte qe rama te marre mass per jeten e njerezve. I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar”, tha Basha.

Ai vijoi të thotë se plani i tyre prej pesë pika parashikon 1000 euro shtesë mujore për mjekët, 500 për infermierët. “Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të. U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë. Testimi i personelit mjekësor të lënë në mëshirë të fatit që zonat e pritjes së pacientëve të jenë më të sigurta për mjekët”, vijoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here