Klodiana Lala bën deklaratën e fortë përballë drejtuesit të Policisë Kriminale: Në Vaqarr u asgjësua një parcelë kanabisi, operacioni u dekonspirua

0
378

Gazetarja Klodiana  Lala ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin Opinion, teksa ka thënë se në muajin korrik në Vaqarr është asgjësuar një parcelë e konsiderueshme me kanabis.

Ajo thotë se kjo nuk është bërë publike për shkak se ka një hetim nga SHÇBA për policët e komisariatit Nr 6 që dyshohen  për dekonspirim të operacionit.


“Në rrethinat e Vaqarrit në Korrik është asgjësuar një parcelë  e konsiderueshme me kanabis, që nuk ështrë bërë publike, për mediat.

Mua më rezulton një hetim i çelur nga SHÇBA për policët e komisariatit Nr 6 që dyshohen  për dekonspirim të operacionit. Në punën tonë të përditshme konstatojmë që policia mund të kryejë operacione antikanabis, që nuk bëhen publike për mediat. Dhe çfarë ndodh? Ndodh që relativiziohet fenomeni, që më pas degjeneron në histori vrasjesh, pengmarrjesh, përplasjesh për pagesa e me radhë”, u shpreh gazetarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here