Greqi, kapet një gomone me 1.2 ton drogë. Arrestohet skafisti shqiptar

0
315

Mediat greke raportojnë se një gomone me drogë është kapur në vendin e quajtur Marmario Mani.

Sipas raportimeve, gomonia është pikasur në një zonë shkëmbore të Peloponezit të hënën. Droga llogaritet në rreth 1.2 ton e llojit marijuanë.

Është arrestuar deri tani drejtuesi i gomones, shtetas shqiptar. Mediat greke shkruajnë se gomonia është nisur nga Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here