Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Nga burimet bëhet me dije se në vend të tij është vendosur Rezart Elmazi.
Çobani ishte emëruar në këtë detyrë pas arrestimit të ish drejtuesit Liridon Pula, që më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit, pas akuzave të akteve korruptive.
Më herët Çobani kishte mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.





































