Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të hënë ndërtimin e shtëpive në Krujë, ku tha se ato do të bëhen sa më shpejtë të jetë e mundur duke shtuar se ndërtesat e reja do të jenë më të mira.
“E dimë se puna vështirëson punën, por do ta bëjmë këtë sakrificë, sepse nuk duhet të vonohemi më tutje për asnjë shkak, sa të kemi mundësinë. Ndërtesat e reja do jenë shumë më mirë nga se ishin. Po ecim mirë edhe në Thumanë e Bubq”, thotë Rama.













































