Google search engine
Home Aktualitet KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Korçës

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Korçës

0
231

Etleva Temo, gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Korçë ka ngecur në rrjetën e vetingut, duke mos e kaluar shkallën e KPK-së.

Temo kishte probleme me disa prej pasurive të saj, të cilat duket se nuk i justifikonte dot. Ndërkohë probleme u shfaqën edhe me konfliktin e interesit, pasi dyshohet se ka patur kontakte me disa persona që ajo ka gjykuar.

Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese në të cilën u procedua dhe gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila tashmë ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë, pasi dyshohet se ka marrë 6 mijë euro nga një i pandehur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here