Google search engine
Home Aktualitet Atentati ndaj shefit të Policisë në Malësinë e Madhe/ Detajet që e...

Atentati ndaj shefit të Policisë në Malësinë e Madhe/ Detajet që e ‘tradhtuan’ 19-vjeçarin gjatë ndjekjes së tij

0
321

Mesditën e djeshme një atentat tronditi Shkodrën, ku mbeti i plagosur Mentor Hasanaj, shefi i policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babai i tij, Xhelal Hasanaj, Si autor i kësaj ngjarjeje është identifikuar, 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj.

19-vjeçari është “tradhtuar” nga kaska që ka përdorur gjatë drejtimit të motorit si dhe telefoni i tij celular.

Mësohet se i riu ka qëlluar 7 herë në drejtim të makinës ku Hasanaj udhëtonte bashkë me të atin i cili , mbeti gjithashtu i plagosur si dhe bashkëshorten e tij e cila mund t’u shpëtojë plumbave.  Nga dyshimet paraprake shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt i çastit mes autorit dhe shënjestrës. Por kjo mbetet për t’u vërtetuar nga hetimet, por edhe nga dëshmia që do të japë vetë 19-vjeçari në momentin e arrestimit.

Ilirjan Hasani jetonte në Malësinë e Madhe bashkë me nënën e tij e cila gjithashtu është marrë nga pyetje nga uniformat blu. Ndërkohë që i ati i tij, ish-polic në pikën Kufitare jeton prej 3 vitesh në Britaninë e Madhe.

Ndonëse kanë të njëjtin mbiemër 19-vjeçari nuk ka lidhje farefisnore me shefin e Bluve. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme pranë rrethrrotullimit në fshatin Dobraç, ku autori po ndiqte makinën me të cilën udhëtonin tre pjesëtarët e familjes Hasanaj. Ai priti deri në momentin kur ata bënë një ndalesë dhe më pas u afrua duke qëlluar me motorin e tij tip “Papaq”, i cili u gjet rreth orës 16:00, 500 metra larg vendit të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here