Atentati kundër drejtorit të policisë sot në Shkodër/Flet xhaxhai: Ishte si rrufe…

0
359

Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj mesditën e sotme u transportua me urgjencë nga spitali rajonal i Shkodrës te spitali i Traumës  pas atentatit që iu bë.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe xhaxhai i tij, Nazmi Hasanaj.

Ai mohon që nipi i tij të ketë konflikte për shkak të detyrës, apo jashtë saj.

“Absolutisht asnjë konflikt, asnjë problem. E kam nip të afërt. Ka 2-3 vite që punon drejtor në policinë bashkiake. Nuk ka asnjë konflikt, nuk kam dëgjuar asnjë debat. Kopliku është shumë i vogël dhe gjithçka merret vesh. Edhe me gruan me u zënë e merr vesh tjetri. Pra nuk ka pasur asnjë konflikt. Kurse vëllai është një person që nuk ka bërë shamatë as me fëmijët e vet ndonjëherë. Nuk ka pasur asnjëherë konflikte” tha ai.

Në momentin që iu atentati, Hasanaj ishte duke udhëtuar me makinën e punës dhe xhaxhai thekson se “Me gjuajtur makinën e policisë nuk është ngatërresë. Nuk kam asnjë shpjegim, jemi të shokuar, na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit”.

Ai tregon më tej se lajmin e mori vesh nga shoferi i ambulancës.

“Ata kishin zbritur në Shkodër, vëllai për të blerë ndonjë gjë. Unë e mora vesh se  më mori shoferi që i çoi te spitali dhe më mori në telefon më tha i çova te spitali. Gjendja për mjekët është e stabilizuar, ata janë në reanimacion. Vëllai ka edhe pak moshën, ka luhatje, por përgjithësisht stabël është” -tha ai për Abc News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here