Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një postim në Tvvitter letrës së presidentit Meta për Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku sfidonte Ramën se nëse i faktonte se ka takuar eksponentë subjekt të OFL-së ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen.
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkruan Rama.