Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me identifikimin dhe dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg në mungesë” për Nuredin Dumanin, i dyshuar si njëri prej vrasësve të Bujar Çelës në Elbasan.
“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”, bën me dije policia.
Mësohet se Dumani është identifikuar nga kamerat e sigurisë teksa qëllonte me një pistoletë ndaj Bujar Çelës.Dyshohet se Dumani ishte i pari që qëlloi ndaj Çelës.
Dymani dyshohet si vrasësi i vëllezërve Haxhia në Durrës në maj të këtij viti si edhe për një tjetër vrasje në Rrozhinë sëfundmi.
































