Këngëtarja Fatmira Breçani, e cila njihet si një fanse e zjarrtë e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilit i ka dedikuar edhe këngë, ka surprizuar sot. Në një deklaratë, e ftuar në ‘Abc e Mëngjesit”, Breçani tha se do të këndonte edhe në dasmën e djalit të kryeministrit Edi Rama, nëse ky i fundit do e ftonte.
“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje. Me thënë të drejtën është bërë pak e tepërt. Unë e kam thënë edhe më herët që nuk merrem me politikë. Në qoftë se nesër me martu Edi Rama djalin, unë i shkoj. Unë jam artiste, jam këngëtare, nuk jam e politizuar, pavarësisht se i përkasim një partie të gjithë. Fare nuk më ka penguar edhe në fushata kam kënduar. Ka berë koncertin Erion Veliaj te Amfiteatri dhe më thirrur, edhe në zyrë i kam shkuar. Nuk jam shumë e politizuar,”– u shpreh këngëtarja.
Breçani ka kënduar dhe në dasmën e vajzës së ish-kryeministrit Berisha./ ABC News